Presidenti Thaçi sot takohet me emisarin e Trumpit

0

 

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi.

Zyra e Presidentit njofton se Thaci sot në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA’së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit.

I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

PËRGJIGJU