Gjenevë: Shoqata e grave shqiptare, drejt rrjetëzimit në diasporë

0

 

Pjesëmarrëse në këtë event do të jenë përfaqësues të shoqatave shqiptare nga Austria, Zvicra, Kosova, Suedia, Shqipëria, Franca dhe Greqia

Në Gjenevë të Zvicrës, të shtunën do të mbahet një aktivitet nga përfaqësueset e Shoqatës së grave shqiptare të Diasporës, e organizuar nga “Women ALB World”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi dhe integrimi i grave nga diaspora, shpalosja e strategjisë së Shoqatës së grave shqiptare të Diasporës “Women ALB-World”, krijimi i një rrjetëzimi midis grave kudo ku ato jetojnë dhe punojnë dhe janë shembuj të mirë integrimit si dhe prezantimi i propozimeve për projekte të reja duke u bazuar në qëllimin dhe strategjinë e shoqatës.

Po ashtu është bërë e ditur se pjesëmarrëse në këtë event do të jenë përfaqësues të shoqatave shqiptare nga Austria, Zvicra, Kosova, Suedia, Shqipëria, Franca dhe Greqia.

Kjo shoqatë ka një kontribut të spikatur kudo në botë, të cilët kanë kompetenca të sigurojnë ndërthurjen e interesave të shoqatës me komunitetin shqiptar dhe insitucionet shtetërore të vendeve, ku ata jetojnë si dhe profesionistë të Diasporës, të cilët kanë kompetenca në dhënien e ekspertizave të nevojshme për realizimin e projekteve që janë në përputhje me profilin e tyre profesional, duke përfshirë gra e vajza shqiptare që janë eksperte në fushat e tyre profesionale si mjeke, politikane, juriste, punonjëse sociale, mësuese, ekonomiste, artiste etj.

Kujtojmë se “Shoqata e Grave Alb World” Shoqata Ndërkombëtare, selia e së cilës është në Gjenevë, ka për qëllim aksesin e standardeve të grave të integruara dhe të arritura profesionalisht, me qëllim që të arrijnë nivele të larta të integrimit. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU