Për një javë në Rajonin e Gjilanit kanë ndodhur rreth 40 incidente

0

 

Kurse për të njëjtën javë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej tyre 14 me lëndime trupore

Për një javë në Rajonin e Gjilanit kanë ndodhur rreth 40 incidente, kurse janë arrestuar mbi 20 persona për shkelje ligjore.

Sipas statistikave zyrtare policore mësohet se në raportet e policies gjatë javës së përmendur janë evidentuar 37 raste incidentesh dhe 21 arrestime.

Gjithashtu bëhet e ditur se në javën e përmendur kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej tyre 14 me lëndime trupore, sikur që njoftohet se janë shqiptuar 1 mijë e 542 tiketa gjobitëse për shkelje të rregullave dhe ligjeve në trafikun rrugor./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU