Isufi: Kuvendi njëpartiak e me disa anëtarë që merren me qera, nxjerrin vendime të paligjshme!

0

 

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, Nevzad Isufi që njëherësh është edhe shef i Grupit të Kshilltarëve të këtij subjekti politik, në Kuevendin Komunal të Gjilanit, gjatë një konference për media ka folur lidhur me zhvillimet në seancën e djeshme dhe vazhdimit të kësaj seance edhe sot.

Sipas tij është thënë se janë bërë shkelje të shumta, andaj edhe kanë ardhur në shprehje vendime të paligjshme.

Ai ndër tjerash ka vlerësuar se edhe dhënia në shfrytëzim afatgjatë epronës komunale, Qendrës socio-edukative “Don Bosko”, në Gjilan është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

Siç thuhet, nga ana e tij, kjo dhe shkeljet e tjera kishin bërë që të lëshohet seanca e djeshme dhe të bojkotohet sot vazhdimii i saj.

Kur është fjala te vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, Qendrës “Don Bosko”, ka thenë se nuk do t‘a njohin këtë vendim, si dhe se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat që do të qojnë drejt shfuqizimit të një vendimi të tillë joligjor, duke iu drejtuar MAPL-së, por pse jo edhe organeve të drejtësisë.

Sipas tij e njëjta pikë e rendit të ditës që kishte të bënte me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “Don Bosko-s”, ishte rikthyer sot në seancë, por që është bojkotuar për shkak shkeljeve ligjore, porse është marrë një vendim skandaloz që OJQ-së “Don Bosko” t’i jepet vendi për shfrytëzim për një periudhë 15 vjeçare.

“Kemi pasur një marrëveshje të kryetarit të komunës e bërë në vitin 2012 dhe që ka afat 10 vjeçar pra deri më 2022, dhe nga ne është kërkuar që t’i vazhdohet dhënia në shërbim të kësaj prone kësaj OJQ-je, që është si një shkollë private, e cila në fakt nuk është joprofitabile, por përkundrazi”, ka thënë Isufi.

Spç thuhet shkelja e parë është ajo që marrëveshja është akoma në fuqi, pastaj shkelja tjetër është që për të bërë një marrëveshje të re duhet anuluar e vjetra. Shkelja tjetër është se kjo çështje nuk është studiuar mirë dhe dhëniet në shfrytëzim për afat më të gjatë të pronave publike, më shumë se 15 vite, duhet të shqyrtohen mirë, të analizohen dhe të ketë paraprakisht shpallje publike për dhënie në shfrytëzim, për të konkurruar dhe të tjerë.

Kreu i Vetëvendosjes tutje ka thenë se asnjë nga këto nuk janë bërë, andaj edhe në seancën e djeshme u është tërhequr vërejta se nëse pozita ngutet në këtë pikë, do ta lëshojmë seancën gjë kjo e cila edhe ndodhi.

Për fat të keq, thotë Isufi, në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka anëtarë që sot kanë një qëndrim e nesër një tjetër, kështu që derisa dje disa anëtarë të KK-së, ishin kundër dhënies, sot ishin pro, dhe për këtë Isufi mendon se është bërë nga presionet e pushtetit.

“Ne mendojmë se këtu ka interesa të caktuara të njerëzve të cilët fshihen pas kësaj kërkese dhe ngutia për ta dhënë këtë pronë në shfrytëzim, është një premtim i bërë qysh me parë”, ka thënë Isufi për të shtuar se kjo nguti u bë me kërkesë të kreut të komunës që ka anashkaluar ligjin, në këtë rast, të dhënies në shfrytëzim të pronës publike.

Ai thotë se nuk do të ndalemi vetëm me këtë reagim, por do të kërkojmë interpretim ligjor dhe nuk do ta njohim këtë vendim të Kuvendit që e ka marrë pa opozitën, një kuvend njëpartiak me disa anëtarë të Kuvendit që pozita i merr me çera nga seanca në seancë dhe vendos për qeshje me rendësi publike siç është dhënia në shfrytëzim e më se dy hektarëve tokë, për një periudhë 15 vjeçare, një OJQ-je e cila merret me çështje të arsimit e edukimit, dhe e cila nuk i jep llogari asnjë institucioni komunal dhe shtetëror”, thotë kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Nevzad Isufi.

Ai foli edhe për shumë vërejtje të Vetëvendosjes për punën e Kuvendit të Gjilanit, që sipas tij po bënë shkelje përgjatë punës së tij, e për të cilat do t’i drejtohet MAPL-së.

Nga ana e tjetër, Arbëresha Kryeziu Hyseni anëtare e KK-së nga Vetëvendosje, tha se tek çështja e dhënies në shfrytëzim dhe jo dhënies me çera të tokës komunale për OJQ “Don Bosko”, duhet pas parasysh një gjë interesante që ka të bëjë me arsyetimet e atyre që ishin pro, ku si arsye kishin se “Don Bosko”, është një institucion edukativo arsimor që i plotëson kushtet, duke bërë krahasim me institucionet publike, e ku në të njëjtin rast puna e institucioneve publike u hodh kompletë poshtë.

“Do të thotë, vet qeveria, vet ata që janë në pushtet, që udhëheqin me komunën tonë dhe janë përgjegjësit e institucioneve publike, dje deklaruan publikisht se institucionet tona publike, shkollat tona fillore dhe të mesme e kanë punën zero në krahasim me atë që bëhet në një OJQ. siç është “Don Bosko””, ka thënë Arbëresha Kryeziu Hyseni./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU