Për 24 orë 47 aksidente në Kosovë

0

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orët e fundit kanë ndodhur 47 aksidente në trafik.

Sipas PK-së, s’ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet.

Aksidente me të lënduar u raportuan 16 ndërsa aksidente me dëme materiale 31.

Policia gjithashtu njofton se janë shqiptuar 1753 tiketa trafiku.

Po ashtu, për 24 orë u arrestuan 30 persona.

Prej tyre, 17 u dërguan në mbajtje e 3 në vuajtje të dënimit. Të tjerët, janë liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU