“Gjilani si rrotë rezervë” – protestë simbolike para selisë së kryetarit të komunës

0

Lëvizja Qytetare “Vatra” në bashkëpunim me shoqërinë civile mbajti një protestë simbolike me moton : “Gjilani si rrotë rezervë”. Protestë kjo në të cilën u shfaq pakënaqësia në lidhje me mospunën e kryetarit Lutfi Haziri, apo më saktë, siç u tha në lidhje neglizhencën që ky i fundit po ia bënë Gjilanit, duke u marrë vazhdimisht me punët Prishtinës e duke e harruar Gjilanin krejt.

Folësit: Durim Kadriu nga “Vatra”, Avni Rudaku nga shoqëria civile si dhe Sokol Haziri, aktivisti politik dhe ish drejtor I shërbimeve publike në Gjilan, e kritikuan kryetarin Haziri për këtë neglizhencë që po ia bënë Gjilanit, kërkuan që Gjilanin të mos e përdor vetëm për t’u fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar. Punë të cilat me vite presin për t’u kryer.

E kritikuan gjithashtu edhe për mos marrjen e masave të duhura në lidhje me mungesën e ujit.

Për fund organizatorët kërkuan që edhe qytetarët e Gjilanit të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive ndaj udhëheqësve të tyre./GJILANI.INFO/

   

PËRGJIGJU