Dikur dhe sot

0

 

Shkelzen Halimi

Dikur miku pritej me bukë, kripë e zemër. Sot zemra është bërë një nga organet më të ndjeshme dhe më të rrezikuara, vazhdimisht i vendosen stenda për ta mbajtur në formë. Kurse kripa, kripa konsiderohet si produkt shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe gjithnjë e më pak preferohet. As buka nuk është si dikur. Preferohet ajo që quhet bukë integrale. Nuk e ka aromën e bukës që e bënin gjyshet tona…Atëherë me se ta presim mikun kur secili është mbyllur në vete. Kjo është çështja!

PËRGJIGJU