Ramadani: Gjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 100 metra kub drunjësh

0

 

Kurse, janë ngritur mbi 344 fletëparaqitje, ka thënë, Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë.

Komuna e Gjilanit ka 20 mijë e 800 hektarë sipërfaqe pyjore, ku përafërsisht 50 për qind e maleve janë pasuri publike.

Ramiz Ramadani, drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi në Gjilan tha se është shumë i rëndësishëm planifikimi i nevojave në raport me masën drusore që prehet.

Sipas tij nga fillimi janarit e deri në fund të marsit të këtij viti janë adresuar 400 aplikacione për prerje drunjësh nga sektori privat.

Ai tha se për çdo vit bëhen pastrime të pyejve, drunjët e të cilave shiten me cmim të pakicës, ndërkaq, kur cilësia e drunjëve është e dobët iu jepet falas banorëve të asaj ane.

Drejtori Ramadani thotë se gjatë këtij viti ka pasur pastrime pyjesh në Perlepnicë diku 350 deri 360 metra kub dru dhe 55 hektarë në Zhegovc.

Ndërkaq i pyetur se sa metra kub drunjë prehen brenda një viti në sektorin publik të kësaj komuneje, thuhet se prehen diku 1 mijë 500 deri 1 mijë e 600 metra kub drunjë.

Ndërka duke iu referuar kapaciteteve që ka sektori i pylltarisë për ruajtjen e pyjeve në Gjilan, tha se sektori në fjalë përbëhet prej 17 punëtorësh, prej tyre: 11 roje pyjesh, 4 teknik, 1 ingjinjeri të pylltarisë dhe nga shefi i këtij sektori.

“Brenda këtij viti janë ngritur mbi 344 fletëparaqitje, si dhe janë konfiskuar mbi 100 metra kub drunjë”, tha ndër tjerash, drejtori Ramadani./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU