Shteti duhet ta trajtojë me seriozitet sektorin privat

0

 

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se qeverisjet e Kosovës nuk e kanë trajtuar asnjëherë me seriozitet sektorin privat.

Ai ka thënë se mostrajtimi me seriozitet i këtij sektori ka bërë që punëtorëve t’u shkelen të drejtat dhe të diskriminohen në paga.

Azemi ka theksuar se mostrajtimi me seriozitetit i shtetit karshi sektorit privat ka ndikuar që të rinjtë e Kosovës të orientohen kah Perëndimi.

“Punëtorët e sektorit privat nuk e kanë asnjë shenjë të marrjes nën mbikëqyrje të institucioneve shtetërore dhe se gjendja e tyre vetëm po përkeqësohet. Prandaj, me këtë ritëm po zvogëlohet edhe numri i punëtorëve që punojnë në sektorin privat, pasi një pjesë e tyre bukur e madhe janë të orientuar që të dalin në përmendim, kurse pjesa tjetër i marrin pagat 170-200 euro dhe kështu që s’kanë leverdi të punojnë për këto paga”, ka thënë Azemi, duke shtuar se rreth 70  për qind e të rinjve në sektorin privat qëllim e kanë ikjen nga Kosova.

“Është normale që në numrin e ikjeve të të rinjve kanë ndikuar edhe kushtet jo të mira në sektorin privat, pasi kjo kategori nuk është trajtuar në mënyrë serioze dhe ato pak përfitime që i kanë punëtorët e sektorit privat nuk janë zbatuar fare. Dhe kjo është arsyeja për të cilën ne nuk kemi  krijuar kushtet elementare për qëndrim të punëtorëve në Kosovë dhe për një jetë stabile sociale të tyre. Për këtë jemi të bindur se mbi 70  për qind e punëtorëve në sektorin privat qëllim përfundimtar e kanë ikjen nga Kosova, pasi s’kanë kushte minimale që të qëndrojnë këtu”, ka deklaruar Azemi.  “Epokën e re”

PËRGJIGJU