Lutfi Haziri uron “Skifterat” për 20-vjetorin e themelimit

0

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar tifo grupin “Skifterat” për 20 –vjetorin e themelimit. Në telegramin e urimit dërguar presidentit të Sc Gjilanit dhe “Skifterave”, thuhet:

“I dashur president i SC Gjilanit, Florim Zuka,

Kryesi e nderuar e klubit,

Të dashur “Skiftera”,

Sot kemi shumë arsye që bashkë të festojmë ditën e themelimit të shoqërisë së tifozëve, “Skifetarat”.

Ky është moment që kthen në kujtesë shumë aktivitete, jo vetëm sportive, por kryesisht të bazuara në frymën olimpike që e shoqëron çdo aktivitet të organizatës suaj me të cilën identifikohet një pjesë e madhe e rinisë së qytetit.

Kjo datë shënohet me shkronja të arta në analet e historikut të sportit kosovar, ngase në këtë rreth shoqëror u kultivua fryma e miqësisë  për t’ia ruajtur qytetit tonë epitetin e vendit mikpritës e bujar.

Për më tepër, “Skifterat” jane emër që vazhduan traditën hershme të tifozerisë gjilanase.

Urime 20-vjetori e ju priftë e mbara!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU