Diskutohet për të arriturat e projektit “Your Job”

0

Ky projekt po ndikon pozitivisht në përgatitjen e të rinjve vitias për tregun e punës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë pritur në takim përfaqësues të Projektit “Your Job”, Luzim Balaj dhe Doruntina Ismaili.

Në këtë takim është folur për projektin “Your Job” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe që implementohet nga Caritas Kosova në Viti, ku ndër tjerash më parë është zhvilluar trajnimi dy ditor që ka pasur për qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se dy të rijnë të cilit kishin marrë pjesë në këtë trajnim tani më veç se janë punësuar dhe u theksua se trajnimi ka ndikuar pozitivisht në përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Kryetari Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë është e gatshme të bashkëpunoj me partnerët e saj që të ndihmohen të ë rinjtë vitias të cilët që të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës.

Gjithashtu në këtë takim u theksua se në kuadër të këtij projekti janë nënshkruar disa kontrata tri paleshe mes kandidateve të rijnë nga kjo komunë dhe bizneseve lokale të Vitisë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU