Kush është futbollisti shqiptar që shënoi 8 gola për Zvicrën

0

 

Zvicra U19 të martën mundi Gjibraltarin 16:1 në kualifikimet për Evropian, derisa në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj.

Ai shënoi tetë gola në këtë ndeshje, diqka e jashtëzakonshme për një futbollist, shkruan albinfo.ch.

Tolaj realizoi katër gola në pjesën e parë dhe katër në pjesën e dytë, kurse me këto tetë gola ishte shënuesi më i mirë në këto kualifikime nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Ai ka lindur më 23 tetor 2001, pra është vetëm 18-vjeçar dhe luan si qendër sulmues. Që disa vite është pjesë e grupmoshave të Zvicrës.

Tolaj luan te skuadra e njohur nga Premierliga, Brighton. Në edicionin 2019-2020 në shtatë ndeshje ka tetë gola dhe dy asistime.

Futbollisti shqiptar shihet me të ardhme të ndritur.

PËRGJIGJU