Liridon Aliti doktoron në Universitetin e Kopenhagës

0

 

27-vjeçari shqiptar ka marrë gradën doktor shkence

Të rinjtë shqiptarë që jetojnë në diasporë po vazhdojnë të tregojnë rezultate të shkëlqyeshme dhe të jashtëzakonshme edhe në shkencë.

27-vjeçari Liridon Aliti, që jeton në Copenhagen të Danimarkës, pas tre vjet studimesh ka arritur të doktorojë në fushën e Teknologjisë ‘Nano’, transmeton albinfo.ch.

Pasi përfundoi fakultetin dhe masterin në Fakultetin e Shkencave Natyrore-Nanoshkencë në Universitetin e Kopenhagës, mbrojti me sukses të shkëlqyer tezën e doktoratës të titulluar “Qasje mikrofluide për aplikimet biologjike duke përdorur nanostrukturat vertikale 3D”.

Sot ai është Doktor Shkence dhe anëtarët e komisionit e kanë ngritur lart punën dhe përkushtimin e të riut shqiptar Liridon Aliti.

Po ashtu, rezultatet e Liridon Alitit janë inkurajuese dhe dëshmi se një numër talentesh shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në universitetet më prestigjioze në botë. Puna e Liridonit për të arritur deri në gradën e doktoratës në Nanoshkencë duhet të shërbejë si shembull i mirë që duhet të ndjekin shumë të rinj që janë në shtetet e demokracive perëndimore. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU