Dje 31 aksidente, 14 të lënduar dhe 1529 gjoba

0

 

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të saj, në rrugët e Kosovës gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni, 14 prej tyre me të lënduar, ndërsa 17 tjera me dëme materiale.

Polica e Kosovës, sa iu përket shkeljeve të rregullave në trafik, ka shqiptuar gjithsej 1 529 tiketa trafiku, ndërsa për vepra penale ka arrestuar 27 persona, 19 prej tyre i ka dërguar në mbajtje e dy në vuajtje të dënimit.

PËRGJIGJU