Thirrjet për urrejtje dhe dëbim nuk kanë vend askund

0
Ibish Ibishi
/ Reagim ndaj thirrjes për kthim të banorëve të Luginës Preshevës, mbjellje të urrejtjes dhe kërcënim të kryetarit të LQ “Vatra ”/

Nuk mundemi me qenë të gjithë njohës të fushës që shtjellon dhe sqaron sistemin, parimet, rregullat e demokracisë, mirëpo me lexue sot pak kush që nuk din, kështu që botërisht dihet se demokracia është ndërtua dhe funksionon mbi themelin e disa rregullave që dashtë e pa dashtë, kushdo qoftë ai duhet me u mësue me u sjellë, me vepru, me punu e besa edhe me jetu me këto rregulla, ndryshe nuk e thotë ky sistem!

Në këtë sistem domethënë sistemin demokratik përveç të drejtës mbi pronë tënde që mundësh me bo çka dush me te, të drejtat tjera të parapame n’sistemin që po jetojmë ashtu qysh janë për ju njëjtë janë edhe për mua, prandaj duhet me u pajtu dhe me u mësu me jetu me këtë modelin e ri të jetës që na e përcakton sistemi!

Urrejtja si dhe thirrjet për dëbim të qytetarëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës që kem vërejt këto ditë, e së fundmi edhe kërcënimet që po u bahen njerëzve, kurrkush nuk duhet me e kuptu as me u krenu se unë kam të drejtë më shumë se ti me vepru dhe jetu në këtë vend!

Kushtetuta dhe parimet na e mundësojnë të zgjedhim për të jetu ku ne të duam vet, thirrjet për urrejtje, tregojnë se në shoqërinë tonë ka ende individ që vuajnë nga ksenofobia, thirrjet për me u kthy njerëzit nga kanë ardhë, nuk kanë kuptim tjetër përveç thirrje për dëbim nga prona të cilën e trashëgojmë dem baba dem, kërcënimi, cenimi i të drejtës për me e shprehë një pakënaqësi apo problem qytetar, na e kujton një sistem të cilin e kemi varrosë para 20 vitesh.

Pra, thirrjet se qytetarët e Luginës Preshevës duhet t’i kompletojnë veturat e tyre me të katër rrotat e të ikin nga kanë ardhur paksa u ngjajnë thirrjeve psikopatike të Sheshelit dhe Millosheviqit kur me thirrjet dhe veprimet e tyre dëbuan më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës jashtë kufijve të saj, prandaj distancohuni nga këto veprime dhe paraqitje dhe kuptoje se sa ke ti të drejtë po aq kam edhe unë dhe as unë e as ti nuk mundemi e as nuk kemi të drejtë me ia imponu e as mohu askujt se ku do apo duhet jetu!!!

Gjilani njihet si qytet i vlerave demokratike – Qytet i Demokracisë por fatkeqësisht ngjarjet e fundit po nxjerrin në pah një dukuri të papranueshme për qytetin e demokracisë. Thirrjet për urrejtje, dëbim e kërcënim ndaj askujt e as ndaj qytetarëve të Luginës nuk kanë vend askund e as në qytetin e demokracisë prandaj duhet luftu me çdo formë demokratike këto dukuri në mënyrë që të ruhet vlera e qytetit tonë!

Ju bëjmë thirrje institucioneve që sa më parë të merren masa të ndërpriten dhe dënohen këto veprime, sjellje e thirrje të panevojshme!

/Autori është anëtar në kuvendin komunal në Gjilan/

PËRGJIGJU