Nis aktiviteti sportiv “Lojëra pa kufi”

0

Sot është bërë hapja solemne e aktivitetit sportiv “Lojëra pa kufi” në Palestrën Sportive në Kamenicë, pjesë e të cilit ishin nxënësit e SHMLP “Andrea Durrsaku” dhe Gjimnazi i komunitetit serb.

Hapjen e aktivitetit e bëri Nënkryetari për Komunitete Bojan Stamenkovic, me nje minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Stamenkovic u shpreh tejet falënderues ndaj organizatave që nuk hezitojnë në asnjë moment të na mbështesin si moralisht ashtu edhe financiarisht, poashtu u shpreh mirënjohës edhe ndaj nxënësve të të dyja shkollave për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“I falënderoj dhe i jam mirënjohës gjeneratave të reja, që nuk hezitojnë të jenë pjesë e secilit aktivitet të përbashkët. Kërkoj nga secili prej jush që kohën e lirë ta shfrytëzoni për gjëra atraktive dhe të qëndroni larg politikave e lajmeve që nxisin urrejtje mes komuniteteve”, u shpreh ai.

Ky projekt i financuar nga EU dhe IOM, ka për qëllim të zhvillojë miqësinë ndër-etnike, multikulturalizmin e përditshëm dhe miqësinë multietnike./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU