Gagica: Fëmijët e të strehuarve nga Shqipëria mund të vijojnë mësimet në shkollat e Gjilanit

0

 

Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, do të mundësoj qasje për arsimim, në shkollat kësaj Komune, për fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit.

Kështu ka njoftuar, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Nazmi Gagica.

“Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit”, ka thënë ai

Kurse në kuadër të identifikimit të fëmijëve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt, ku janë të strehuar familjet./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU