Ramushi: Policia civile po bënë punën më të mirë të mundshme në sigurinë e shkollave

0

 

Plani operativ nëpër shkollat e komunës së Gjilanit nga oficerët policor të angazhuar dhe veshur në rroba civile po kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ka konfirmuar major, Alban Ramushi, komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan.

Ai ka thënë se policët civil, nëpër shkollat e kësaj komuneje, janë duke e bërë punën më të mirë të mundshme.

“Konkretisht janë duke bërë luftimin kundër bartjës së armëve pa leje, atyre të ftohta si dhe narkotikëve”, tha komandanti, Ramushi.

Sipas tij, Policia në Komunitet është e angazhuar edhe me ligjerata për edukimin dhe vetëdijësimin e nxënësve të këtyre shkollave, kryesisht për çështje të trafikut dhe përdorimit të subastave narkotike, përkatësisht për rreziqet dhe pasojat e mundshme prej tyre./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU