Ligji për zyrtarë publik ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin

0

 

Ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) për shtrenjtimin e sigurimeve për veturat, ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit dhe është duke e hetuar rastin. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka deklaruar për KosovaPress, se do të marrin një vendim të shpejt, pasi kanë hapur hetim ekzoficio në bazë të informacioneve që i posedojnë tash e një muaj lidhur me çmimin e ngritur për sigurimet.

Avokati Jashari ka folur edhe për ligjin për zyrtarë publik, i pezulluar ditë më parë nga Kushtetuesja, teksa ka theksuar se për ligjin për paga ende nuk kanë vendos për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse kanë pranuar mbi 20 ankesa për këtë ligj nga institucione të ndryshme.

Pezullimi i ligjit për zyrtarë publik për tre muajt e ardhshëm është mirëpritur nga Jashari, sipas të cilit ka cenuar dispozitat kushtetuese, sidomos institucionet e pavarura, gjë që ka shkaktuar pasoja.

Vetëm pasi të bëhet I plotfuqishëm nga 1 dhjetori, ligji për pagat mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por  Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka vendosur se a do ta dërgojë në kushtetuese, edhe pse ka pranuar 20 ankesa për këtë ligj.

Jashari thotë se ende janë duke punuar për shqyrtimin e tij.

Edhe KMDLNJ ka kundërshtuar shtrenjtimin e sigurimit të veturave, dhe ka ftuar qytetarët për të protestuar para BQK-së. Ndërsa, janë mbajtur dy protesta për kundërshtimin e ngritjes së tarifave prej 26.6 përqind për sigurimin e veturave.

PËRGJIGJU