Beslinda Bislimi: Erdhëm të gjejm banesë për një familje nga Shqipëria

0

 

Bashkëatdhetarja jonë nga Gjilani, Beslinda Bislimi, me babain e saj Hysenin, kanë ardhur, dje, enkas nga Zvicra, që të sigurojnë banesë për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo ka përzgjedhur AL “GJILANI.INFO” për të hapur rrugën drejtë një banese që tashmë është siguruar për një familje 4 anëtarëshe.

Në bisedën që patëm, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, me Beslinden dhe babain e saj Hysenin, u tha se të hënën e kësaj jave (sot) që nga pasdita, banesa mund të jetë e gatshme për akomodimin e një familje të atjeshme.

“Isha në punë kur mora njoftimin përmes rrjeteve sociale për tërmetin në Shqipëri. U tranda me këtë lajm të hidhur, veçmas kur mora vesh për të vdekur e të lënduar nga pasojat e tërmetit. Ishte ditë e rënd pune për mua, që nuk do e harroj gjatë tërë jetës. Dhe sapo arrijta në shtëpi kemi folur shumë me babain për ngjarjen e hidhur, atje, duke shpërfaqur para tij vullnetin për t‘a ndihmuar së paku një familje, në një mënyrë apo tjetër. Dhe erdha në përfundim se një banesë për një familje do të ishte zgjidhja më e mirë, ide kjo e cila u mbeshtet edhe nga babai, i cili kishte patur po të njëjtin mendim”, nis rrëfimin e saj për ngjarjen, Beslinda.

Ajo tha se zemra e shpirti ia kishin diktuar që të angazhohet për strehimin e një familje të prekur nga termeti në Shqipëri duke theksuar se ishte ndie tejet e lumtur nga përkraja e babait në fillim, e ndërkohë edhe familjarëve e shoqeve të punës në Zvicër nga Kosova dhe Maqedonia.

“Kemi ardhur enkas me babain nga Zvicra në Gjilan për të krijuar mundësin e akomodimit të një familje 4 anëtarëshe në një banesë, gjë të cilën tashmë edhe e kemi siguruar. Sot dhe gjatë dy ditëve sa do të rrijmë në Gjilan, do të mirëpresim ndonjë familje nevojtare nga atje. Dhe banesa do të jetë në shërbim të asaj familje, derisa ka nevojë për strehim.”, tha Beslinda.

Ajo tha, se me ardhjen në Gjilan, e veçmas me gjetjen e kësaj banese, ka filluar të ndihet më ndryshe, duke theksuar se do të ndihej edhe më mirë, sikur të ishte këtu, kur do të vendosej për banim ndonjë familje nevojtare nga Shqipëria.

“Do të “qetësohej” shpirti im, sikur të kisha pas mundësi me e pa me sy të mijë një familje të “rehatuar” në këtë banesë. Me dhimbsen shumë. S’kam fjalë për t’a shprehur. Është gjaku ynë. Jemi një popull dhe çka do që bëjm për njëri-tjetrin, bëjmë për vetën tonë”, përfundon rrëfimin e saj, Beslinda, me urimin dhe lutjen drejtuar Zotit që të stabilizohet situata e krijuar pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Ndërkaq, thirrjet për kontaktim mund të bëhen në këtë numër të telefonit: 044-480704, tha, ajo./GJILANI.INFO/Emri i rrugës, ku ndodhet banesa

PËRGJIGJU