Ramushi: Rënje e dukshme e rasteve të inicuara gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti

0

 

Komandanti i Stacionit Policorë në Gjilan, majori, Alban Ramushi, duke iu referuar statistikave zyrtare të muajve Tetor e Nëntor të vitit të kaluar, dhe muajve të njejtë të këtij viti, ka nxjerrë në pah dallime mes tyre.

Sipas tij, u tha se ka rënje të dukshme të rasteve të inicuara gjatë Tetorit e Nëntorit të këtij viti, krahasuar me muajt e njëjtë të vitit pararëndës.

Siç njoftohet, 277 raste janë inicuar gjatë muajve të njejtë vitin e kaluar, kurse gjatë muajve të njejtë të këtij viti 218 raste, po të kësaj natyre.

“Shënimet zyrtare që merren dhe hetohen, e ku merret edhe mendimi i prokurorit, kanë qenë 277 gjatë muajve në fjalë vitin e kaluar, e gjatë muajve të njejtë të këtij viti, 105. Tiketa gjobitëse për vetëdijsimin e ngasësve të automjeteve 1 mijë e 504, vitin e kaluar, e sivjetë 1 mijë e 815. Tërheqje të automjeteve 128 vitin e kaluar, e 150 gjatë vitit 2019. Pastaj 32 lëndime trupore të lehta në vitin 2018, e 18  soshë në vitin 2019, Lëndime të rënda trupore, 4 raste në vitin e kaluar e vetëm 1 rast gjatë muajve të këtij viti. Vjedhje në tentativë 6 raste vjet, kurse 3 sivjet, vjedhje 56 raste vjet, e 43 sivjet, vjedhje të rënda 19 vitin e kaluar e 24 sivjet. Armëmbajtje pa leje 18 raste në vitin 2018, kurse 4 sivjet, 4 raste të dhunës në familje vjet, e sivjet 7 raste, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm 7 raste vjet, e 9 sivjet, gjithnjë krahasuar me muajt Tetor e Nëntor të viteve 2018 dhe 2019″, ka thënë Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, major, Alban Ramushi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU