Nis ndërtimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërçan – kosto 550 mijë euro

0

 

Ka nisur të hënën ndërtimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në fshatin Dobërçan.

Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujërave Hidromorava, Muhamet Suliqi.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, theksoi se ky projekt është tejet i rëndësishëm për banorët atje, ndërkaq e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen në këtë dhe projekte tjera.

Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi, pohoi se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të  zeza për banorët e kësaj ane.

“Besoj dhe shpresoj që  projekti do të realizohet ashtu siç është  e paraparë dhe projektuar me një mbikqyrje në radhë të parë  të  vetë banorëve, të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, nga Komuna e Gjilanit si dhe nga Ministria  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka deklaruar Matoshi

Projekti “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërçan”, financohet nga MMPH dhe kap vlerën totale prej 550 mijë euro./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU