Kuvendi Komunal i Vitisë ndau 4 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

0

 

Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Viti, sot, mbajtën seancë të jashtëzakonshme me ç’rast kanë vendosur që 4 mijë euro të ndahen si ndihmë financiare për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga dëmet e shkaktuar prej tërmetit në Shqipëri.

Përndryshe, pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, u vendos që 3 mijë euro të dedikohen për familjet të prekura nga tërmeti në Shqipëri, kurse

1 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Epërm i Komunës së Gjilanit pasi që vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazin, humbën jetën pikërisht në tërmetin e 26 nëntorit të këtij viti në Shqipëri.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me propozimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është përkrahur fuqishëm nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, dhe atë, pa dallim partie./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU