Politikanët ndryshe!

0

 

Erdhi një kohë kur “politikanët ndryshe” pushtuan mediat dhe opinionin publik!

Mënyra ndryshe e bërjes së politikës erdhi si një fërfllazë e përnjëhershme, e rëndë dhe e rrezikshme, për udhëtarin e lodhur. Një mënyrë tjetër e bërjes së zejës se politkës, një qasje ndryshe, një kënd tjetër, një qëllim fundi i vënë në tjetër prizë të vëmendjes!

Politika ka qenë gjithmonë, kjo politika e përgjithshme, por që kjo politikë kur bëhet zeje, kalon në diçka krejt tjetër, e që i shërben një individi, -a një grupi deri dikund, -por jo një partie.

Ndodhë që edhe një parti e tërë e bën një politkë ndryshe ngaqë bëhet politka e rëndomtë, por që fuqia e saj humbë shpejt në të ardhmën, sepse edhe në politikë janë njerëzit në të dy anët dhe largimi nga njerëzia –largon shpejt edhe të interesuarit për këtë politikë ndryshe.

Aristoteli qe babai dhe kumbara i politikës, vetë e shkrojti dhe përmblodhi dhe ia dha edhe emrin, që e ka! Ai politikën e kuptoi ndryshe ngasa kuptohet tani. Politika ishte mundi i mbajtjes së polisit –qyteti –shtet, ku ishin njerëzit me fatet e jetës së tyre, e ku duhej mund e dituri për mbrojtjen e atyre njerëzve brenda mureve të polisit.

Ishte një teori sociologjike në të parë e Aristotelit për mbijetesën e banorëve të polisit, për organizimin e tyre në organizma politikë e ushtarakë, ekonomikë, e deri tek
kulturorë. Krej ajo, me qëllim të mirë për të gjithë.

Tani kjo politika ndryshe, që ka kohë që u mboll te ne dhe tani veç janë frytet e saj, nuk ka sharm më, as qëllim të përgjithshëm, as të mirëqenies së përgjithshme, as të sigurisë së përgjithhme, as të interesit të përgjithshëm.

Tani kjo politika ndryshe ka kaluar në ekstremin e bërjes së gjithçkaje për përfitim
personal e të grupit –dhe me kaq mbaron qëllimi i politikës kësaj ndryshe.

Metoda dhe mjetet e kësaj politikës ndryshe tani janë tjera nga ato që ishin. Nuk zgjedhet mënyrë e mjet për përdorim në rrugëtimin drejt arritjes së qëllimit, e ky qëllim është marrja e pushtetit.

Për marrjen e pushtetit tani nuk ka përzgjedhje humane, përkundrazi, përdorohen mënyrat më të ashpra ndaj “kundërshtarit”, deri edhe teoritë e konspiracionit, sulmit me të gjitha mënyrat e mjetet dhe të shantazhimit e etiketimit të pandërprerë të të gjithë atyre që janë në pushtet, -për t’ua marrë pushtetin.

Kështu, me politikën ndryshe përfundoi politika humane dhe e matur, me kufij njerëzorë e me racion dhe hyri në shërbim “politika ndryshe”, që nuk është përndryshe politikë fare, sepse nuk ka asgjë të
përbashkët me politikën, që nga politika e aristotelit dhe pasuesve të tij të devotshëm. Politika tani ra
pre e grupeve dhe prijësve të tyre karizmatikë e avanturierë, që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, qoftë edhe
liria në pyetje, a atdheu, e jeta e njerëze, -përpos qëllimit të marrjes së pushtetit nga ata që e kanë!…/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU