Jahiu: Shteti serb ma mohoi të drejtën edhe të aplikojë për njohje të diplomës

0

 

Fismir Jahiu nga Komuna e Bujanocit i diplomuar në Univerzitetin Publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës si shumë të rinjë të diplomuar nga Lugina iu është drejtuar përmes një shkrese elektronike Agjensionit për Kualifikime të Republikës së Sërbisë për ti kërkuar disa sqarime lidhur me kompletimin e dokumentacionit për aplikim mbi njohjen e diplomës nga autoritetet serbe.

Me shpresë se do të marrë informacionet e nevojshme mbi kompletimin e dokumentacionit Fsimiri merr përgjigjen e cila ia shuan shpresat për të jetuar në vendlindje.

Në shkresën elektronike drejtuar Agjensionit për Kualifikime të cilën Fismiri ia ka shkruar thuhet: “I kamë kompletuar dokumentet për njohjen e diplomës, për shkak se kam diplomuar në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës më intereson nëse diploma origjinale duhet të jetë e vërtetuar me vulë “apostil” gjithashtu kam edhe vërtetimin e lëshuar nga ana e EUA, Asociacioni i Universiteteve Evropiane, a duhet këtë dokument të ia bashkangjes dokumenteve tjera?” ka pyetur Fismiri.

Por përgjigjen të cilën e kishte marrë, për Fismirin është joprofesionale, dhe këtë e konsideron se jeta në këtë shtet është e pamundur. “Të nderuar. Që nga themelimi i sajë ENIC/NARIC nuk kryen njohjen e Diplomave të Universitetit “Hasan Prishtina” duke patur parasysh se Kosova është pjesë integrale e Sërbisë.

Me rrespekt” thuhet në përgjigjen të cilën e ka marrë i riu shqiptarë nga Agjensioni për Kualifikime i R.Sërbisë. Në deklartën dhënë presheva.com Fismiri ka thënë se “I kam përgatit dokumentet e kërkuara për njohjen e diplomës, sipas udhëzimeve.

Paqartësin e vetme e kisha vulën apostilë, pyeta se a duhet të ketë diploma Kosoves kete vulë, në vend se të përgjigjen në pyetje, personi përgjegjës për pranim ma ktheu një përgjigje joprofesional duke më mbajtur orë të “patrionizmit”.

Duke ma mohuar edhe të drejtën e aplikimit” u shpreh Fismiri. Problemi i njohes së diplomave studentëve të Luginës që i përfundojnë studimet në Kosovë vazhdon të jetë një brengë e cila për pasojë ka edhe largimin e rinis shqiptare nga këto troje./presheva.com/

PËRGJIGJU