Çifti shqiptar kthehet nga diaspora në vendlindje për të jetuar

0

 

Nga diaspora, në vendlindje

Është bërë e ditur se çifti shqiptar, Kristina Zalli dhe bashkëshorti i saj Robert Topalli janë rikthyer nga Italia në fshatin Nenshat në Lezhë dhe kanë vendosur ta rindërtojnë jetën e tyre në vendlindje, shkruan albinfo.ch.

Fotografia e Mrizi i Zanave Agroturizëm

Sipas informacioneve Roberti është mjeshtër saldator ndërsa Kristina punon si kamariere.

Ata vendosen që edhe në vendlindje mund të i’a dalin mbanë jetës, duke punuar punët që ata i dëshirojnë. Kristiana është duke zhvilluar karrieren e saj në një restaurant shumë të pëlqyer dhe shumë kërkuar, Mrizi i Zanave Agroturizëm.

Fotografia e Kristina Pj Zalli

Nga ana tjetër kujtojmë se ka shumë shqiptarë të rikthyer nga diaspora në vendlindje, duke zhvilluar bizneset e tyre, sikurse kuzhinieri shqiptar, Bleri Dervishi i cili ka hapur restorantin në vendlindje.

Këtë herë ai është kthyer nga Milano për të hapur restorantin në vendlindje, e për të befasuar me kuzhinën shqiptare, duke i dhënë kahe tjetër, apo siç thotë ai, “evolucion”.

Ai ka bërë me dije hapjen e restorantit me kuzhinë shqiptare me bazë tradicionale, të gërshetuar me teknikat moderne. Dervishi, po ashtu ka punuar për shumë vjet në Milano, por tashmë ai po i përkushtohet sipërmarrjes së re, në një nga zonat e restauruara të Tiranës. /Albinfo.ch.

Fotografia e Mrizi i Zanave Agroturizëm

 

PËRGJIGJU