Në Kosovë u regjistruan 2566 ndërmarrje

0

 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) gjithsej janë regjistruar 2 566 ndërmarrje.

“Në TM4 2019 krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2019) kemi ngritje për 7.9 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2018) ka  rritje për 6.9 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 602 (23.46 për qind), Prodhim  me 497 (19.37 për qind), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 265 (10.33 për qind), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 232 (9.04 për qind), Ndërtimtari me 221 (8.61 për qind), etj.

“Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2486 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9  për qind), me 5 deri 9 të punësuar janë 53 sosh (2.1 për qind), 10 deri në 19 të punësuar 18 (0.7 për qind), 20 deri 249 të punësuar me 9 (0.4 për qind) dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi asnjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori”, thuhet në raport.

Sipas    ASK-së, sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 831 ndërmarrje të regjistruara (32.4 për qind), Prizreni me 209 (8.1 për qind), Ferizaj me 169 (6.6 për qind), Gjilani me 132 (5.1 për qind), Podujeva me 119 (4.6 për qind) dhe Peja me  103 (4.0 për qind), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

PËRGJIGJU