Pajaziti: Besoj që pjesë e institucioneve të reja të Prishtinës zyrtare do të jetë edhe çështja e Luginës

0

 

I pari i APN-së në Komunën e Bujanocit Arbër Pajaziti e ka përshëndetur formimin e Qeverisë Kurti.

Pajaziti bëson se pjesë e synimeve të institucioneve të reja të Prishtinës zyrtare do të jetë edhe çështja e Luginës.

Në postimin e ti Pajaziti ka shkruar:

“Urojmë në zgjedhjen e re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shpresuar në përkushtimin e saj drejt realizimit të të gjitha aspiratave shtetërore e kombëtare!

Besojmë se pjesë e synimeve të institucioneve të reja të Prishtinës zyrtare do të jetë edhe çështja e Luginës. Suksese dhe punë të mbarë!” ka shkruar i pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti./presheva.com/

PËRGJIGJU