Program i veçantë i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në diasporë

0

 

Motoja “Të mësojmë shqip” programi i ri i veçantë kushtuar gjuhës dhe kulturës shqiptare

Është bërë e ditur se tashmë fëmijët shqiptarë në diasporë, përveç orëve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, tani mund të aftësojnë njohuritë e tyre të gjuhës amtare edhe përmes një programi të veçantë kushtuar gjuhës dhe kulturës shqiptare, “Të mësojmë shqip”, i cili do të transmetohet çdo të premte në kanalin televiziv shqiptar në Britanin e Madhe, Alb UK TV, shkruan albinfo.ch.

Thuhet se ky program do të transmetohet në çdo të Premte në ora 19:00 në këtë kanal televziv, ku do të prezantoj Prof.Asoc.Dr. Genta Skura.

Dihet se në shumë shtete të botës, shkollat shqipe mbajnë orë plotësuese për nxënësit shqiptarë që dëshirojnë të kultivojnë gjuhen dhe kulturën shqipe dhe tani programi televiziv do të jetë edhe një ndihmes për të gjithë fëmijët në mbarë diasporën. /Albinfo.ch.

 

 

PËRGJIGJU