Gjilan: Hapja e pikës kufitare Stançiq-Bellanoc me rëndësi jetike për Kosovën

0

 

Tanimë u hap pika kufitare e doganës në Stançiq, në marrëdhëniet e dyanshme Kosovë
–Maqedoni e Veriut. Kjo pikë kufitare ka rëndësi jetike për Kosovën, veçanërisht për popullatën tonë në të dy anët e kufirit, në qarkullim të dyanshëm, në shkëmbim si dhe në tranzit më të shpejtë e më komod, se në çdo pikë tjetër kufitare anësore.

Posaqërisht kjo pikë kufitare ka qenë e nevojshme për zhvillimin e përgjithshëm të kësaj ane të Karadakut, pasise me doganën shkojnë edhe një sërë interesesh ekonomike, të tregëtisë dhe bizneseve.

Këtë pikë kufitare e përshkon udha moderne e asfaltuar dhe e përshtatshme për qarkullim dhe transport të transporterëve të vegjël dhe të mëdhenjë dhe kjo udhë është e do të jetë zhvillimi i shpejtë i kësaj pjese të Karadakut.

Është dashur kahmot të qilej kjo pikë kufiri me doganë, që ti jepej krah
ekonomisë dhe tregëtisë në këtë anë, tani të lënë anash nga pushteti dhe shoqëria, e në dyndje të madhe të popullsisë drejt fushës. Ka ndodhë si shumë spastrim thjeshtë i popullsisë, për shkak të kushteve të rënda për jetesë dhe shërbime elementare jetësore.

Me këtë pikë të rëndësishme kufitare kjo pjesë e Karadakut, Gjilanit, po edhe Kosovës do të shkojnë shumë shpejt përpara! Do të zhvillohen, e çka është më së miri, do të kthehen tani njerëzit e do të investojnë përskaj udhës deri në kufi –në të dy anët, me lokale shërbimi ushqimesh e pijesh, e deri te depot me shumicë të mallrave e kapitalit.

Do të qilen shumë lokale shërbimesh tregëtare e do të merren parcela përskaj udhe me qëra e shumë do të blehen, e shumë kush do të hapë vende pune për vete, për të vetët, e për të tjerët.

Njëzet vjet pas lufte, i erdhi më në fund radha edhe këasaj ane të nisë një planifikim punësh e veprimtarishë mikro e makro–ekonomike dhe do të provojë shumë kush tregëtinë e shërbimet nëpër gjithë udhën e kombit kështu në të dy anët, e do të shkëmbejnë mallrat e përvojat, e do të rrijnë bashkë, e do të rriten! Punë tani do të ketë për të gjithë dhe do të kthehen edhe ata që ikën në fushë të dëshpruar përfundimisht, se në malësi nuk mund të jetohet.

Edhe nuk kishin faj, sepse malësinë e lanë në gjumë njëzet vjet ata në krye të vendit, që kanë krejt fjalët e asnjë vepër për malësinë e malësorët!

Tani është shansa për secilin, që don të investojë, e të provojë tregëtinë, e bizneset, e që ka vullnet e dëshirë për punë. Udha më e shkrutë e udhëtimit e transportit mandej ka levërdinë e vet, për më pak hargjime, e më shkurt deri në caqe andej e këndej.

Është edhe gjuah shqipe andej e këndej kufirit dhe të gjitha kushtet tani janë për t’u zhvilluar. Kjo do të jetë një punë e mbarë, më e mbara deri tani që ndodhi në kufi e në udhën e kombit tonë këndej e andej.

-Qoftë e mbarë, e qoftë me fat për malësorët sëpari, e mandej për të gjithë, kjo pikë kufitare e udhë e përparimit të kombit tonë!/ GJILANI.INFO /

PËRGJIGJU