Ronaldo feston ditëlindjen e 35-të: Ende ndihem i fortë, mund të luaj edhe pesë vjet

0

 

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sot po e feston ditëlindjen e tij të 35-të, përderisa parametrat fizik tregojnë se ai e ka trupin e një 28-vjeçarit, sipas Tuttosport. Kjo bën që Ronaldo të besojë se mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka qenë kyç në skuadrën e Juventusit gjatë këtij sezoni dhe për momentin është në një ecuri prej nëntë ndeshjeve radhazi me gola të shënuara.

Dy golat e shënuara kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar bënë që Ronaldo t’i ketë shënuar 19 gola në po aq ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon dhe Tuttosport ka bërë të ditur se parametrat e tij fizik nuk shfaqin asnjë shenjë te moshës së tij reale.

35-vjeçari më parë kishte pretenduar se ai do të pensionohet vetëm nëse i mungon motivimi dhe se pensionimi i tij nuk do të vijë shkaku i fizikut të tij.

“Shumëçka do të varet nga mënyra se si do të ndihem, se sa i motivuar do të jem, sepse kurrë nuk do të jetë problem aspekti fizik”, ka thënë Ronaldo për Marcan.

“Unë po e trajtoj veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40-vjeçar. Sinqerisht, faktori më i rëndësishëm do të jetë ai psikologjik”.

“Ai do ta bëjë dallimin. Në çfarëdo rasti, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që natyrisht se unë s’do të luajë përjetësisht. Por, ndihem mjaftueshëm i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”.

Juventusi është për momentin lider i Serisë A, me tre pikë mbi Interin. Mirëpo, Lazio mund t’i kalojë zikaltrit sot dhe ta mbyllë epërsinë në dy pikë mes vetes dhe bardhezinjve.

PËRGJIGJU