Gazeta italiane zbulon çmimin e Muriqit

0

 

Pas interesimit të shumë klubeve nga Anglia dhe Italia për sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqi, gazeta italiane Calcio Mercato shkruan se çmimi për të cilin klubet mund ta blejnë 25-vjeçar këtë verë është vendosur në 35 milionë euro.

Tottenhami ka qenë duke e monitoruar që një kohë Vedat Muriqin në Fenerbahce, pasi që ai ka qenë mbresëlënës me 12 golat dhe katër asiste në ndeshjet e këtij sezoni të Superligës turke.

Interesim për transferimin e Muriqit kishin shprehur disa klube gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithatë Fenerbahce s’ishte e gatshme ta shesë kosovarit pasi që synon ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë.

Por, gjiganti turk tani duket se e ka pranuar faktin që kosovari dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në një ligë më të madhe në Evropë sapo të përfundojë ky sezon, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gara për transferimin e 25-vjeçarit është mjaft e zjarrtë, pasi që Tottenhamit dhe Aston Villas i është bashkuar edhe Leicester Cityt në këtë garë, sipas mediumit Turkish Football.

Ndërkohë, gazeta italiane Calcio Mercato raporton se Lazio është i interesuar gjithashtu për Muriqin, si dhe Burnley dhe Manchester Unitedi.

Po i njëjti medium italian shkruan se Fenerbahce ka nevojë për paratë që mund t’i fitojë nga shitja e Muriqit për 25 milionë euro – shumë kjo të cilën mund të përballojnë financiarisht shumë klube të Premierligës, transmeton GE.

Muriqi njihet për fuqinë e tij, instinktin e golashënuesit dhe dominimit në duelet ajrore. Për këtë arsye, ai cilësohet i përsosur për klubet si Tottenhami dhe Aston Villa.

PËRGJIGJU