Rreth 400 migrantë nga kufiri me Hungarinë vendosen në Preshevë, Bujanoc, Bosilegrad dhe Vranjë

0

 

Disa qindra migrantë janë transportuar nga Kelebia në qendrat e pranimit në jug të Sërbisë, duke përfshirë edhe qendrën e pranimit në Bujones dhe Preshevë.

Migrantët nga e enjtja para ditë deri në orët e vona pas mesnate kanë protestuar në vendkalimin kufitarë me Hungarinë, i cili është hapur sot në mëngjes për komunikacion, raporton Tanjug.

Autobusi i parë është nisur nga vendkalimi kufitar Kelebi në mbrëmje rreth orës dy pas mesnate dhe është larguar në drejtim të Suboticës.

Më pas, kolona prej 10 autobusëve supozohet të jetë nisur drejt qendrave të pranimit në jug të Sërbisë, që ndodhen në Preshevë, Bujanoc, Bosilegrad dhe Vranjë.

Sipas Tanjug, gjithçka ka shkuar qetë dhë pa incidente. Kalimi ka qenë i mbyllur nga e enjtja ora 16 pasdite, kur një grup prej rreth 400 migrantësh kanë arritur në vendkalim duke i kërkuar policisë hungareze t’i lejojnë ata në territorin e BE-së.

Së bashku me ta, në zonën neutrale ishin rreth pesëdhjetë fëmijë, nga të cilët rreth pesëmbëdhjetë kanë qëndruan përpara portës në kufirin hungarez duke bërtitur në gjuhën angleze “Hapeni derën”, ndërsa disa fëmijë kanë bërtitur “Ne duam të shkojmë në Gjermani”.

“Sërbia, sikurse deri më tash, do të jetë humane dhe e organizuar, por nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen e këtij populli, të na grindë me fqinjët tanë ose të bëjë ndonjë gjë që është e paligjshme dhe që pengon në jetën e përditshme të qytetarëve tanë” ka thënë mbrëmë Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vullin në vendkalimin kufitar në Kelebi./presheva.com/

PËRGJIGJU