Lugina kërkon të përjashtohet nga masa e reciprocitetit

0

 

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t`i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit  ndaj Serbisë, e cila është  paralajmëruar si element që do të zëvendësoj tarifën 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës.

Disa qytetarë i kanë thënë RTK-së, që ata duhet të përjashtohen ata nga masa e reciprocitetit  ndaj Serbisë,

Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se kjo masë do t`i dëmtoj ata, duke pas për bazë taksën e automjeteve  disa vite më parë e cila u shkaktoi dëme të  konsiderueshme material dhe kufizim të qarkullimit të lirë.

Përkundër faktit se në paraqitjen e tij të parë para ligjvënësve kosovarë, kryeministri Kurti nuk i përmendi shqiptarët e Luginës së Preshevës, formimit të qeverisë së re iu kanë gëzuar edhe shqiptarët e kësaj krahine, por ata kërkojnë që të trajtohen si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë.

PËRGJIGJU