Fenerbahce refuzon super-ofertën e Unitedit për Muriqin

0

 

Klubi turk Fenerbahce ka refuzuar super-ofertën e Manchester Unitedit për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin.

Fotospor shkruan se skuadra turke refuzoi ofertën në vlerë prej 25 milionë euro të “Djajve të Kuq” për yllin e Kosovës.

Muriqi, i cili po bën një sezon të madh me Fenerbahcen, ka qenë në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropian në afatin e janarit përfshirë edhe klubin nga “Old Traffordi”.

Gjithsesi, ylli i “Dardanëve” mbetet në orbitën e klubeve të fuqishme evropian për tregun e verës që po vjen.

Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit, këtë sezon të garave ka shënuar 13 gola dhe ka bër 5 asistime.

 

PËRGJIGJU