Kosova një thesar i panjohur në zemrën e Evropës

0

 

Kosova – një thesar i panjohur në zemrën e Evropës. Kështu është cilësuar Kosova dhe mundësitë e saj për investime, nga një takim në Berlin mes përfaqësuesve të Odës Ekonomike Gjermane dhe të Rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani.

Bëhet fjalë për investime konkrete gjermane që do të mund të bëhen në Kosovë, ka thënë Mustafë Abazi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, pas një takimi që ka pasur me Christian Wiesenhütter, kryetari i Odës Ekonomike gjermano kosovare. Fushat ku mund të investohet më shpejtë janë bujqësia, në eksportin e Kosovës në Gjermani dhe në fushën e turizmit.

PËRGJIGJU