Dyfishohet vlera e Amir Rrahmanit në treg

0

 

Uebfaqja sportive, Transfermarkt, beson se vlera e qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, tani është dyfishuar dhe e ka arritën vlerën prej 12 milionë eurove.

Futbollisti kosovar vlerësohej me gjashtë milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo arritja e marrëveshjes së tij me Napolin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që vlera në treg t’i dyfishohet.

Më 21 janar, Rrahmani nënshkroi për t’u transferuar nga Hellas Verona në Napoli për 14 milionë euro, megjithatë u huazua për deri në fund të këtij sezoni 2019/20 sërish në Verona.

Arritja e këtij transferimi dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A, si ajo e fundit me Veronën në fitoren kundër Juventusit, bënë që vlera e Rrahmani të jetë rritur në treg.

Para disa ditëve, Transfermarkt e kishte përditësuar edhe profilin e Vedat Muriqit, duke e rritur vlerën e tij në treg nga tetë në 12 milionë euro. Megjithatë, Fenerbahce po i kërkon 30 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.

PËRGJIGJU