Snoop Dogg: Bryant më mësoi të bëhem person më i mirë

0

 

Reperi Snoop Dogg i dha lamtumirën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, duke thënë se ai ishte një udhëheqës dhe model i shkëlqyeshëm.

Në një intervistë për Ace Kubb në The Ellen DeGeneres Show, reperi amerikan tha se do t’i mungojë shumë Bryant, duke shtuar se trashëgimia e tij do të frymëzojë shumë gjenerata të sportistëve dhe artistëve të ardhshëm.

“Brezat e rinj të basketbollistëve tashmë e kërkojnë atë. Unë jam më i vjetër, por ai më ka mësuar si të bëhem person më i mirë, baba dhe njeri”, shpjegoi Snoop Dog, i cili i njohur edhe si një tifoz i madh i Lakers, transmeton KP

Bryant vdiq në një aksident tragjik me helikopter më 26 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte për një ndeshje amatore basketbolli.

Me të ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë, të cilët e humbën jetën.

PËRGJIGJU