Rajoni i Gjilanit: Dy raste aksidentesh trafiku me lëndime trupore

0

 

Në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur dy aksidente trafiku me lëndime, ka bërë me dije sot togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, duke iu referuar raportit javor.

Sipas tij, bëhet e ditur se njëri nga aksidentet ka ndodhur në fshatin Pasjan të Komunës së Parteshit, kurse aksidenti tjetër në Sadovinë të Jerlive të Komunës së Vitisë.

“Për aksidentin në Partesh policia është njoftuar pas mesnatës aty rreth orës 00:10, dhe nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Audi” me tabela 06, që po e drejtohej nga një shqiptar shtetas i Kosovës, për shkak të mos mbajtjës së distancës, goditet vetura “Citroën” me tabela VR, (Republika e Serbisë), që vozitej nga një mashkull serb shtetas i Kosovës”, ka thenë Hashani.

Njoftohet se drejtuesi i veturës “Citroën” me tabela VR të ketë pësuar lëndime trupore, kurse pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, rast ky që është proceduar për në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Kurse për aksidentin në Sadovinë të Jerlive, sipas hetimeve të para thuhet se egziston dyshimi se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Mercedes-benz” me targa 06 që vozitej nga një shqiptar shtetas i Kosovës, si pasojë e mos mbajtjes se distancës dhe mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës godetet vetura “Audi 80” me targa 06 që vozitej nga një qytetat shqiptarë shtetas i Kosovës. Nga aksidenti drejtuesi i veturës “Audi 80” pëson lëndime trupore, por pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

Edhe ky rast procedohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, thuhet në polici./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU