Pëson lëndime të rënda trupore një person gjatë një rrahje

0

 

Ndërkaq, sipas raportit të mjekut thuhet se i njejti është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës e stacionin policor në Gjilan dje rreth orës 21:08 është informuar për një rast rrahje në mes të disa personave, bëhet e ditur përmes raportit javor të policisë

“Nga hetimet e para mësohet se në rrugën e “Gjinollëve” të Gjilanit, si pasoj e një rrahje ku janë involvuar katër persona, njëri prej tyre, qytetar shqiptar shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore (në regjionin e shpinës) nga një mjet i mprehtë (thikë), ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit.

Sipas tij, i njëjti pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit është dërguar në QKUK të Prishtinës.

Ndërkaq, sipas raportit të mjekut thuhet se i njejti është jashtë rrezikut për jetë .

“Tre personat tjerë të involvuar në këtë rast po ashtu kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse dy prej tyre janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Nga ana e Policisë është konfiskuar edhe mjeti i dyshimtë ( thikë ) si provë për gjykatë.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU