Gjilan: Sulmon babanë pas një mosmarrëveshje me prindër

0

 

Një rom, shtetas i Kosovës me banim në Gjilan pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, sulmon fizikisht babanë e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

I lënduari ka marrë tretmane mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, kurse i dyshuari, është arrestuar nga policia e Kosovës. Dhe pas procedurave ligjore ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit i njëjti referohet për trajtim mjekësor në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje të policisë, thuhet në raportin javor të policisë së rajonit të Gjilanit. /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU