Hashani: Për një javë 20 aksidente trafiku në rajonin e Gjilanit

0

 

Kurse janë shqiptuar 949 tiketa gjobitëse për shkelje të dispozitave ligjore në trafikun rrugor.

Për një javë në rajonin e Gjilanit janë raportuar në polici jo më pak se 34 incidente, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, togeri Ismet Hashani.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda javës të jenë arrestuar dhe ndalur 20 persona për veprime që bien ndesh me ligjin.

Nga ana tjetër, mësohet se po për të njëjtën javë të kenë ndodhur 6 aksidente trafiku me lëndime, 14 aksidente trafiku me dëme materiale, sikurse që edhe janë shqiptuar 949 tiketa gjobitëse për shkelje të dispozitave ligjore në trafikun rrugor./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU