Kamenicë: Angazhohen bashkëpuntorë profesional në disiplinat sportive

0

 

Komuna e Kamenicës ka angazhuar bashkëpunëtorë profesional, në: volejboll, atletikë, hendboll dhe futboll.

Tani, nxënësit e Kamenicës nuk janë të detyruar të ndjekin mësimet dhe trajnimet në këto fusha në mënyrë individuale e me pagesë, por këto mundësi ia ofron komuna falas.

I lumtur për këtë është edhe i pari i komunës, Qëndron Kastrati i cili ka thënë se ndryshimi në sistemin e arsimit nuk përfshinë vetëm bashkimin e nxënësve në një objekt shkollor, por edhe krijimin e mundësive për angazhim në disiplina sportive.

“Fëmijët i kemi prioritet dhe po angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e kërkesave të tyre”, shtoi Kastrati./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU