Gazetaria dhe etika!

0

 

Gazetaria është një punë publike me shumë rëndësi dhe e gërshetuar e komplekse me të gjitha veprimtaritë publike. Konsiderohet se së pari një gazetë informacion publik e bëri që Cezari në romë, edhe atë gazetë të përditshme!…
Gazetaria është me shumë rëndësi prej publike politke e deri edhe tejet intime personale njerëzore. Për këtë profesioni i gazetarit është tejet i rëndësishëm. Me këto, kërkohet me çdo kusht që gazetari të jetë njeri serioz e me parime, me dinjitet dhe i paanshëm në informim. Gazetaria me këtë ka mësuar dhe edukuar të gjithë njerëzit që janë marrë me punë publike politike e me ligjet, po deri edhe tek letërsia e arti. Kështu ky profesion është ëma e mësimeve dhe praktikës qytetare.

Gazetaria historikisht ka qenë gjithmonë në censurë nga pushtetet dhe historia e gazetarëve është e dhimshme, sepse shumica kanë pësuar me burgje e shumë edhe me jetë. Ka pasur gazetarë që kanë nisë veprimtarinë revolucionare e atdhetare mu përmes gazetarisë. Ka por gazetarë që punojnë për qeveritë, kur është fjala për qeveritë e korruptuara e tiranike, kurse në vendet me demokraci gazetarët kanë lirinë
e shprehjes e me të edhe mundësinë për të ushtruar profesionin si duhet e me profesionalizëm.

Te ne në Kosovë deri më 1990 kemi pasë një gazetari shtetërore. Gazetarët i ka caktuar pushteti dhe partia sunduese, mandej ka qenë edhe për ta cenzura tjetër e kufizimit po edhe e lëvdimit nga pushteti! Prej 1990 e këndej kemi një gazetari të lirë përbrenda kombit por të ndjekur rëndë nga pushteti serb dhe shumica e gazetarëve atëherë kanë pësuar rëndë, në burgje, janë likuiduar, ose të tjerë kanë ikur
jashtë…

Pas lufte gazetaria tek ne në Kosovë ka pasë edhe ngritje po edhe ulje etike, pasise sistemi me shumë parti solli edhe dyndjen dhe ndarjen e gazetarëve nëpër parti.
Tani kemi në Kosovë një gazetari në përpjekje për mbijetesë e shkuarje tutje por të ndarë nëpër parti, me metoda jogazetareske shumica dërmuese e me plasime të dëshirave të bosëve të politkës në mjete të informacionit, që është një dëmtim i rëndë i gazetarisë. Konsiderohet se ka edhe gazetari hulumtuese por kjo pak e rrallë ndodhë të bëhet tek ne!…

Gazetaria rregullohet edhe me ligje e rregullore nëpër redaksi, televizione e portale, mirëpo nuk ka përgjegjësi askush për devijimet në profesion, pasise nuk ka pushtet ekzekutiv që thërret në përgjegjësi për keqpërdorim të profesionit. Mund të ndodhë vetëm përplasje e gazetarit me ndonjë person a kompani, me rrezik pak a shumë, për shkrim të drejtë e të vërtetë!

Në botë jashtë neve për devijim qoftë edhe të një fakti a të lajmit të pavërtetë, që dëmton dikend, ka përgjegjësi penale të rëndë. Po të publikonte një gazetar kudo në botë gënjeshtra çfare botohen tek ne e jepen në opinion për çdo ditë për liderët e partive, atje në botë e largojnë për jetë nga profesioni, e dënojnë me xhobë të rëndë dhe mbase edhe me burg!…

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka një Deklaratë e cila shërben standard etik i gazetarisë profesionale.

Ka nëntë pika:

1. Nderimi i së vërtetës dhe të drejtës së opinionit publik për të vërtetën.

2. Në ushtrimin e detyrave të veta, gazetari do të mbrojë gjithmonë parimet e lirisë dhe të drejtën në koment objektiv dhe kritik.

3. Gazetari do të informojë në harmoni me faktet të cilat i njeh mirë. Gazetari nuk do ta lë pas dore informacionin me rëndësi as të shtrembërojë dokumentacionin.

4. Gazetari gjithmonë do të shërbehet me metoda morale derisa të arrij tek lajmi, fotografia ose lajmi.

5. Gazetari do të ndërmerr gjithçka të mundur të përmirësojë një informacion a lajm jo të plotë ose me të meta, pa intervenim të përmirësimit.

6. Gazetari do të nderojë të fshehtat profesionale në lidhje me me burimet e informacionit të cilat i ka marrë në besim prej dikujtë.

7. Gazetari është i vetëdijshëm për rrezikun nga diskriminimi të cilin jo rrallë e nxisin medijat, si dhe do të bëj qmos t’i ikë një diskriminimi të tillë, veçmas me diskriminimin që themelohet në dallimet në racë, gjini, besim, e tjerë.

8. Gazetari do të konsiderojë fyerje të madhe plagjiatin, interpretimet dëmtuese të gabuara, kurdisjet dhe akuzimet e rrejshme, sikur edhe nxitjen e mitos e dhuratave me kusht të shtypjes së artikullit informacion a lajm.

9. Gazetari i denjë për këtë thirrje do të konsiderojë detyrë të vetën të përcjellë e zbatojë parimet e cekur.

Në rrethana të reja te ne tani, gazetarë nuk ka me shkollim e përgatitje, e praktikë profesionale. Shumica dërmuese kanë hyrë në këtë lëmi e zanat për zor e ngushtim dhe një pjesë për ndihmë politike përbrenda a përjashtë partisë së cilës i takon. Kështu gazetaria, një profesion i mrekullueshëm deformohet e shëmtohet me vënien e saj shërbëtore të politikës së intereseve të grupeve e rrjeteve…

Në kohën tonë ka performim etik në gazetari por nuk ka gazetari etike, as që e preferojnë këtë kund, pasise kanë dalë shkase tjera që ngrejnë intereset mbi etikën.
Dosido, gazetaria është, si edhe ka qenë, e si edhe do të jetë, -udha qendrore e lajmit dhe informacioninit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU