Dy dekada të gazetës “Epoka e re”

0

 

Sot në ambientet e Fakultetit të Filozofik, redaksia e gazetës ditore “Epoka e Re”, shënoi njëzetvjetorin e daljes, praktikisht numrin solemn “6000”. Një grup entuziastësh të fjalës së lirë, pak kohë pas mbarimit të luftës në Kosovë, u organizuan dhe e filluan botimin e kësaj të përditshme.

Të përkushtuar dhe vetëmohues, disa me përvojë e disa pa te, redaksia e gazetës “Epoka e re”, nën drejtimin e editorit Muhamet Mavraj, ia arritën që ta nxjerrin në dritë një gazetë të përditshme në shërbim të mendimit dhe shprehjes së lirë.

“Kemi jetuar edhe çaste shumë të mira por, të gjitha, bashkë me vështirësitë, janë çaste të ndjenjës së mirë që të jep gazetaria”, ka thënë Muhamet Mavraj, editor i gazetës.

Gjithashtu, evokime nga puna e tyre në “Epoka e re”, kanë shprehur disa ish gazetarë: Arsim Sinani, Ismet Sylejmani, Demir Reshiti, Sadik Zeqiri, Arsim Lani, Agim Muhaxheri, Aziz Bytyqi, Albulena Mavraj, Burim Etemaj, Ernest Luma etj. Nga të
gjithë, u thanë jo vetëm fjalë të mira por, “Epoka e re”, u quajt s’i “shkollë” e gazetarisë.

Përgjatë daljes së gazetës, editori Mavraj, veçoi punën e Shkëmbim Krasniqit (Daja), i cili përgjatë nxjerrjes së 6000 numrave nuk ka pranuar as edhe njëherë të vetme të mungojë në redaksi.

Numri i parë i gazeta “Epoka e re”, doli më 13 shkurt, 2000.

Në fund, redaksia ndau mirënjohje për ata që, siç u tha, dhanë kontribut të madh që “Epoka e re” të botohet tash e dy dekada./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU