14 Shkurti –Dita e të dashuruarve dhe Shën Valentini!

0

 

Sipas burimeve historike, Valentini ishte i lindur në qytetin Terni në Umbri –një njëqind
kilometra larg Romës, rreth vitit 175, -a kishte ndërruar jetë rreth vitit 269 në Romë -dhe u varros sipas shënimeve në rrugën Via Flaminia e cila çonte nga Roma për në Terimna -Terni.

E kremtojnë Kisha Katolike, Luterane, Pravollave, Baptiste, -më 14 shkurt. Është i shënuar për Mbrojtës të Bashkëshortësive dhe të të dashuruarve. Nuk ka shënime të dorës së parë pasise kishte pasur gjithnjë ndjekje të të krishterëve nga perandorët romakë, e sidomos konsiderohet se dokumentet e krishtera kishin humbur në kohën e Dioklecianit, i cili kishte përndjekujr më së rëndi besimtqrët e krishterë dhe kishte djegur e shuar të gjithë dokumentacionin në teren.

Ishte peshkopi i parë i Ternit në kohën e papës Viktori i Parë. E shenjtëroi Shën Feliciani që ishte edhe vetë peshkop. Në shekullin e IV në kohën e papës Julianit mbi varrin e tij u ndërtua një kishë, kurse në shekullin XVII në atë vend u ngrit një katedrale, ku edehe tani ruhet trupi i tij. Besohet se u përndoq për shkak të besimit.

Rreth shekullit XV ky shenjëtor lidhet me Ditën e të Dashuruarve dhe në Europë e popullarizuan ushtarët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore kur depërtuan në Gjermani dhe kur kishin organizuare balle për të rinjtë me moton “Valentino” –Dita e të Dashuruarve!

Shën Valentini u kremtua në Angli e përreth që në Mesjetë të Hershme, për ditë të të
dashuruarve, kurse në Kishën Katolike hyri kremte jo e obligueshme në kalnedar të kremteve. Ka teori e spjegime të ndryshme për Ditën e Shën Valentinit e më e njohura është ajo nga koha e Romës së sundimit të perandorit Klaudie II, viti 270. Sipas këtij shënimi, perandori Klaudie nuk lejonte martesat e ushtarëve sepse konsideronte se të martuarit ishin ushtarë më të dobët, kurse Valentini kishte organizuar shumë kunorëzime të ushtarëve tinëz për çka atë e arrestuan pushteti dhe e dënuan me vdekje. Thuhet se edhe gjatë vuajtjes së burgut deri në ekzekutim të dënimit ikishte shkruar një letër bijës së Rojës së Burgut!

Më 1537 mbreti angez Henri i VII edhe publikisht kishte caktuar 14 Shkurtin për Ditë të Shën Valentinit. Dita e Shën Valentinit historikisht ashtu kishte pasur karakter më shumë të lirisë së të rinjëve, që ishte e kufizuar rrebtë nga kanonet laike po edhe kishtare. Kremtimi i Shën Valentiunit ashtu ishte më shumë me karakter politik liridashës dhe kërkim i të drejtave njerëzore të përgjithshme.
Kjo kremte tani erdhi edhe te ne pa luftës nën ndikim të ndërkombëtarëve e më shumë për interes biznesi të objekteve hoteliere e atyre tregëtare, për një rritjer të qarkullimit dosido me këtë mënyrë. Në perëndim kjo ditë njëmend përmirëson qarkullimin tregëtar shumëherë dhe pritet me gëzim të madh nga tregëtarët e hotelierët.

Mirëpo me këtë kremte shkon edhe kërkesa themelore e të rinjëve –liria për dashuri dhe
miqësi, që edhe tani në shumë vende të botës ka kufizime pak a shumë, e dikund tërësisht! Do të thotë se edhe tani të rinjtë e kremtojnë më shumë për të theksuar liritë themelore dhe të drejtat e përgjithshme për punë e jetë.
Për të gjithë ata TE NE që e kremtojnë këtë festë, -GËZUAR 14 SHKURTI -DITA E TË DASHURUARVE!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU