Kryetari Haliti nderon me mirënjohje figurën e atdhetarit Muharrem Kurteshi

0

 

Kryetari i Komunës ë Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të familjes së atdhetarit Muharrem Kurteshi nga fshati Ballancë e Vitisë.

Haliti ka thënë se Komuna e Vitisë, e ka parë të arsyeshme t’a nderoi figurën e atdhetarit Muharrem Kurteshi me një mirënjohje të cilët ia dorëzoj familjes Kurteshi.

Përndryshe sipas një njoftimi të Këshillit të fshatit Ballancë, figura e atdhetarit Muharrem Kurteshi, do të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 Shkurt./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU