Grimerja kosovare që kujdeset për dukjen e yjeve botërore

0

 

Lyra Kryeziu, storie suksesi që kujdeset për makijazhin e yjeve botërore në Washington

Shqiptarët tashmë kanë depërtuar në botë në shumë fusha, duke debutuar me punën e suksesshme të tyre.

Duket se së fundi sukses të madh me artin e saj ka arritur edhe grimerja nga Prishtina, Lyra Kryeziu, e cila zhvillon karrierë në Washington.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se momentalisht është duke u kujdesur për aktoren e Hollywood-it, Jane Fonda, thuajse për çdo paraqitje të saj.

“Jam e bekuar dhe e nderuar që po punoj me një prej ikonave të Hollyëood-it, Jane Fonda. Unë dhe Victor patëm mundësinë për t’i bërë make up-in dhe flokët disa herë, ndërsa ajo qëndroi në Washington DC duke luftuar dhe duke protestuar kundër ‘Ndryshimeve klimatike’, ku u arrestua pesë herë. Po ashtu një kënaqësi e tillë për ta zbukuruar atë për ditëlindjen e saj të 82-të. E fuqishme dhe një frymëzim i vërtetë për çdo grua”, ka shkruar në postimin e saj Lyra për aktoren Fonda, transmeton telegrafi.

Në reagim për Lyrën në rrjetet sociale e ka bërë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, me përshkrimin: “Grimerja nga Kosova, Lyra Kryeziu, e cila vetëm para 4 vjetësh erdhi në DC nga Prishtina, sot përkujdeset për dukjen e yjeve në Hollywood”.

Lyra, ndër të tjera, u kujdes edhe për dukjen e këngëtarit Luis Fonsi në hitin “Despacito”, i cili ka thyer çdo rekord botëror, përcjell albinfo.ch.

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU