Pastrohet hapësira prapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë

0

 

Pas raportimeve nga qytetarët për hudhjen e mbeturinave prapa Shtëpisë së Kulturës, tek rruga “Nënë Tereza”, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat ka dal menjëherë në teren.

Zyrtarët nga DSHPAI kanë bërë pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat e hedhura nga qytetarët, edhe pse po e njejta drejtori ka vendosur shenjat se ndalohet hudhja e mbeturinave në këto pjesë.

Pas pastrimit të saj, DSHPAI dhe Komuna u bën lutje qytetarëve që të kenë kujdes në hapësirat publike, sepse një mos respektim i tillë nënkupton gjoba./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU