Në Koretin të Kamenicës mbyllet një lokal pa certifikatë biznesi

0

 

Inspektorati i Tregut dhe Veterinarisë sot ka mbyllur një lokal në fshatin Koretin.

Lokali i cili ushtronte veprimtarinë e shërbimeve kafiteri, ishte i hapur pa certifikatë të biznesit për ushtrimin e veprimatrisë dhe pa pëlqim nga organi kompetent.

Lokalit i ndalohet përkohësisht veprimtaria nga inspektorati komunal, deri në pajisjen me certifikatë të regjistrimit të biznesit dhe pëlqimit për ushtrimin e veprimtarisë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU